Opozita e Re bashkon votat me qeverinë, miratohet me 97 vota pro projekt-rezoluta për Gjykatën Kushtetuese
15 Nëntor 2019, 10:55Nga DOSJA
TIRANE- Kuvendi ka miratuar me 97 vota pro projekt-rezolutën për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Kjo rezolutë ka për fokus ndalimin e emërimit të Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në të njëtin vend me Arta Vorpsin.
Kuvendi e quan shkelje dhe dalje jashtë afatit aktin e Metës për të emëruar Xhaferllarin. Bashkë me maxhorancën, edhe opozita e re ka bashkuar votat për këtë projekt-rezolutë.
Seanca u zhvillua sot dhe u thirr dje në mënyrë të jashtëzakonshme. Kjo rezolutë, urdhëron institucionet të mos respektojnë dekretin e presidentit Ilir Meta për të emëruar Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, por vendin t’a mbajë anëtarja e renditur e para nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsi.
Ngërçi nisi pasi presidenti Meta nxorri një dekret për emërimin e Xhaferllarit, që maxhoranca e quan përtej afateve kushtetuese. Por vetë Meta, ia njeh të drejtën vetes për këtë dekret, duke mos njohur si anëtare Arta Vorpsin. Ndërsa sot në Gjykatën Kushtetuese, janë paraqitur dy gjyqtare për të njejtin vend pune.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar përlasje mes kreut të KED dhe presidentit Ilir Meta në lidhje me zgjedhjen e anëtareve të Kushtetueses. Në fjalë...
Tiranë-Për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo për mediet është shprehur se Kuvendi dhe Presidenca duhet të b...
URA VAJGURORE– Kreu i opozitës, Lulzim Basha në kuadër të nismës “Rrugëtimi për Shqipërinë”, vijon takimet me qytetarët shqiptarë. Gjatë takimit të sotëm, Basha...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, e ka krahasuar Presidentin Ilir Meta me organizatën e prokurorëve të korruptuar, të cilin ai e ka quajtur “KÇK”, ose ...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 97 vota pro projektrezolutën për Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi e quajti me anë të kësaj rezolute, shkelje, kali...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se lëvizja e Ilir Metës me dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, në të njëjtin vend me Arta Vo...
TIRANË- Deputeti Korab Lita ka kritikuar ashpër palët politike në vend, ku ka deklaruar se të gjithë aktorët po tentojnë të sabotojnë me çdo kushte ...
TIRANE- Në një dalje për mediet, ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta teksa ka folur për ngërcin në Kushtetuese ka deklaruar se Kushtetutën e vendit nuk mund ta ...
TIRANË- Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për të miratuar projekt- rezolutën ndaj presidentit. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialis...