Politike

Grupi “KÇK”, Rama jep datën: Më 25 nëntor do i nxjerr publikut planin, do godasim krimin dhe pasuritë e tyre (VD)

15 Nëntor 2019, 10:31 Nga DOSJA
Grupi “KÇK”, Rama jep datën: Më 25 nëntor do i

TIRANE Siç e ka shpallur që një muaj më parë, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për “Kap ça të kapësh”, ose siç e quan ai, grupimin “KCK”. Nga Kuvendi, ku quajti edhe presidentin Ilir Meta një tip “KCK”, Rama tha se do të përshkallëzohet lufta kundër krimit të organizuar, dhe se më datën 25 nëntor, ai vetë do të prezantojë në Kuvend, platformën ligjore që do të godasë krimin e organizuar, prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, bashkë me pasuritë e tyre.

Edi Rama: Prandaj edhe ky është një tjetër motiv për ne që të shpejtojmë dhe përshkallëzimin e luftës që të mos dalë në radhën e pritjes së Vettingut, por t’a nisim dhe t’a shoqërojmë me përshkallëzim ndaj luftës së krimit të organizuar. Ata që kanë marrë dënime të lidhura me veprimtari kriminale, më shumë sesa një vrasje. Ata që janë akuzuar për krim të organizuar, dhe s’janë dënuar si rezultat i atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve që e kthyen drejtësinë në një Pazar ku kriminelët ishin të parët që jepnin ofertën dhe ata që janë të hetuar për krim të organizuar jashtë vendit, duhet të kthehen një orë  e më parë në shënjestrën tonë. S’mundet që ata dhe KÇK të gëzojnë pasuritë e tyre. Pikërisht ofensiva ndaj pasurive të tyre është thelbi i një luftë që duhet të nisë një orë e më parë. Isha këtu në këtë foltore kur fola për rastin skandaloz të Durrësit. Jam zotuar se do t’i sjell Kuvendit shumë shpejt një platformë ligjore për t’u miratuar ndaj Krimit të Organizuar dhe KÇK. Është çështje ditësh, më 25 nëntor do t’i prezantoj shqiptarëve platformën kundër krimit. Do ndaj edhe në këtë sallë ata që janë gati kundër kësaj lufte dhe ata që s’janë. Krimi është kthyer në një motiv lufte politike. Në një aleat politik të atyre që e kanë përdorur produktin e krimit, kjo është koha kur i gjithë ky proces krizash artificiale që i përkasin frontit kundër reformës në drejtësi të marrë drejtimin e duhur deri në fund nga ne.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend ku u miratua me 97 vota pro, projekt-rezoluta për Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë që një muaj më parë, kryeministri Edi Rama tha në Kuvend se në Shqipëri ka një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh që veprojnë si “KCK”. Të parin që prezantoi Rama ishte prokurori Arjan Ndoja, ndaj të cilit u bë dhe një atentat 2 javë më parë. Ky grup sipas Ramës duhet të sulmohet vihet nën fre, pasi në pritje të Vettingut ata po bëjnë kërdinë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ligji special per kck seanca plenare 15 nentor 2019 edi rama ligji special per kck seanca plenare 15 nentor 2019

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2019, 21:57

GJERMANI- Ambasadori Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, tha të enjten se e mirëpret nismën për “shëngenin ballkanik...