Politike

‘Noterja s’është parukeri’/ Braçe mbështet Vorpsin dhe i përgjigjet Metës: Lexo kushtetutën, procesi ligjor (VD)

15 Nëntor 2019, 10:59 Nga DOSJA
‘Noterja s’është parukeri’/ Braçe

TIRANE– Në dalje të sallës së Kuvendit, zv.kryeministri Erion Braçe iu përgjigj presidentit Ilir Meta, i cili tha dje përmes zyrës së shtypit se “Arta Vorpsi mund të betohej edhe në parukeri”.  I pyetur nga gazetarët se a ka të drejtë një anëtare e Gjykatës Kushtetuese si Arta Vorpsi që të betohet tek një notere, duke injoruar kështu insitucionin e Presidentit, Braçe u bazua tek reagimi i kryetares së Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi, e cila tha dje se noterja Miranda Xhemalçiu bëri vetëm detyrën.

Pyetje nga gazetarët: A ka të drejtë të betohet në notere zonja Vorpsi?

Erion Braçe:
Ju e keni intervistuar dje kryetaren e dhomës së Noterëve. E dyta, noteria funksionin në një bazë të një ligji, dhe nuk është parukieri. Nuk e zëvendëson dot kushtetutën. Për sa kohë ka ndodhur një akt anti- kushtetues, qëndrojmë tek akti anti- kushtetues. Lexoni Kushtetutën.

Deklarata e zv.kryeministrit Braçe u bë pas seancës së jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend ku u miratua me 97 vota pro, projekt-rezoluta për Gjykatën Kushtetuese, që urdhëron institucionet të mos respektojnë dekretin e presidentit Ilir Meta për të emëruar Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, por vendin t’a mbajë anëtarja e renditur e para nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsi.

Ngërçi nisi pasi presidenti Meta nxorri një dekret për emërimin e Xhaferllarit, që maxhoranca e quan përtej afateve kushtetuese. Por vetë Meta, ia njeh të drejtën vetes për këtë dekret, duke mos njohur si anëtare Arta Vorpsin. Ndërsa sot në Gjykatën Kushtetuese, janë paraqitur dy gjyqtare për të njejtin vend pune.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta vorpsi sfidon metën erion brace gjykata kushtetuese me 6 anetare arta vorpsi sfidon metën erion brace gjykata kushtetuese me 6 anetare

Sondazh

Poll