Politike

Konfiskimi i pasurisë së krimit dhe lufta ndaj tij, Cutillo: Na bashkon kjo iniciativë(VD)

15 Nëntor 2019, 11:20 Nga DOSJA
Konfiskimi i pasurisë së krimit dhe lufta ndaj tij, Cutillo: Na

TIRANË– Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo u shpreh se Italia e mbështet Shqipërinë në nismat e ndërmarra për të luftuar krimin e organizuar.

I pranishëm në konferencën e përbashkët me ministrinë e drejtësisë Etilda Gjonajn, Cutillo theksoi se italianët dhe shqiptarët i bashkon përpjekja për të anëtarësuar Shqipërinë në BE. Ai mbështeti fjalët e prokurorit De Raho.

Fjalët e prokurorit dëshmojnë në mënyrë ekzemplare se si Italia i mbështet këto nisma të reja të ndërmarra nga Shqipëria. Na bashkon përpjekja për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Për ne është shuëm e rëndësishme që Shqipëria të anërtarësohet në BE,- tha Cutillo ndër të tjera.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka pritur sot Prokurorin e Antimafias dhe Antiterrorizmit në Itali, Federico Cafiero De Raho. Gjonaj foli për masat e ndërmarra nga drejtëisa shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe për bashkëpunimin me shtetin italian. Të pranishëm në konferencë ishin edhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, përfaqësuesja e OBDAT Michele Lakomy, Ambasadori Britanik Norman Duncan, ambsadaroi Luigi Soreca.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alberto cutillo ministria e drejtesise konference 15 nentor 2019 alberto cutillo ministria e drejtesise konference 15 nentor 2019

Sondazh

Poll