Politike

Meta ‘kërcënoi’ me shpërndarje parlamenti/ Reagon Manja: Mos u merrni me këto absurditete, nuk ka asnjë shans (VD)

15 Nëntor 2019, 11:22 Nga DOSJA
Meta ‘kërcënoi’ me shpërndarje parlamenti/ Reagon

Tiranë- Pas seancës së sotme të jashtëzakonshme për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, e në të cilën u votua rezoluta e PS-së, një mesazh i ka dërguar edhe  Ulsi Mana presidentit Ilir Meta, ku ka theksuar se

Jashtë Kuvendit për gazetarët Ulsi Manja ka deklaruar se nuk asnjë shans që presidenti të shpërndajë parlamentin.

“Ju lutem, ju lutem, por në vazhdën e shkeljeve që i bën Kushtetutës Presidenti bën sens dhe ky absurditet. Nuk ka nevojë për ligjin e presidentit se flet qartë Kushtetuta për kometencat e presidentit dhe Kuvendit.  Mos u merrni me absurditete të tilla. Sovranin e ka zgjedhur populli dhe jo presidenti është populli ai që vendos për sovranin. Nuk ka asnjë shans që presidenti ta shpërndajë parlamentin. Ju lutem, për anëtarët e Kushtetueses referoju rezolutës së sotme. ”, është shprehur Ulsi Manja.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 97 vota pro projektrezolutën për Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi e quajti me anë të kësaj rezolute, shkelje, kalimin e afatit nga ana e presidentit Ilir Meta për të dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Pak më herët në një dalje për mediet,  Meta la të kuptohet se mund të kërkojë referendum popullor për ndryshimin e Kushtetutës dhe për këtë do të kërkojë ndihmën e popullit. Presidenti ndër të tjera me gazetarët u shpreh se me një dekret mund të shpërndajë edhe Parlamentin.

Presidenti Meta futi dje në ngërç ngritjen e Gjykatës Kushtetuese,duke dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vendin që ishte zënë nga Arta Vorpsi para përfundimit të afatit 30 ditor të presidentit për t’u shprehur mbi listën e propozuar nga KED. Nga ana tjetër anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka injoruar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek ai dhe duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta seanca plenare 15 nentor 2019 ulsi manja ilir meta seanca plenare 15 nentor 2019 ulsi manja

Sondazh

Poll