Sport

Më shumë zhurmë rreth Flick dhe Barcelonës…

Sipas “Sky Sports”, klubi i Barçës tashmë ka mbajtur kontakte të drejtpërdrejta me ish-trajnerin gjerman, ndonëse burime pranë trajnerit gjerman e mohojnë këtë.

3 Mars 2024, 08:30 Nga DOSJA
Më shumë zhurmë rreth Flick dhe Barcelonës…

SPANJE - Një javë pasi agjenti i Flick, Pini Zahavi, ishte në Barcelonë për të parë ndeshjen Barcelona-Getafe dhe u takua me presidentin Laporta për të biseduar për ish-trajnerin e Bayernit, “Sky Sports” ka dhënë informacione të reja për trajnerin gjerman. 

Sipas rrjetit televiziv, tashmë kanë ndodhur bisedat e para konkrete mes klubit të Barçës dhe Hansi Flick. I njëjti informacion detajon, se Joan Laporta është mbështetësi kryesor i Flick për te Barça dhe se ai është një trajner, që ka qenë në radarin e tij edhe përpara se të nënshkruante për kombëtaren gjermane. 

Për më tepër, dhe siç ka raportuar tashmë media spanjole, vendimi nuk është marrë ende nga klubin katalanas, por e sigurtë është, që Flick është në proces për t'u bërë pasardhësi i Xavit në pankinën e Barçës. Megjithatë, burime pranë trajnerit gjerman e mohojnë lajmin se Barça ka folur drejtpërdrejt me trajnerin gjerman. 

Flick është ai që kryeson listën e trajnerëve që kanë gjurmuar drejtuesit sportiv të Barçës, por nuk është i vetmi kandidat. Siç raporton media spanjole, De Zerbi, Arteta dhe Luis Enrique, janë gjithashtu shumë të njohur në klubin e Barçës, ndonëse dy të fundit janë opsione të komplikuara, sepse kanë nisur projekte të reja përkatësisht te Arsenali dhe PSG.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll