Sport

VIDEO / Roma vetëm 1 pikë prapa objektivit…

Skuadra e De Rossit mundi Monzën 4-1, parakaloi për momentin Atalantën dhe shkoi në -1 nga Bologna e vendit të katërt.

2 Mars 2024, 20:51 Nga DOSJA
VIDEO / Roma vetëm 1 pikë prapa objektivit…

ITALI - Vazhdon ngjitja e Romës për objektivin Champions League. Në javën e 27-të të Serisë A, skuadra e De Rossit mundi Monzën 4-1, parakaloi për momentin Atalantën dhe shkoi në -1 nga Bologna e vendit të katërt.

Për verdhekuqtë realizuan Pellegrinin (38′) dhe Lukakun (42′) në fraksionin hapës, ndërsa në pjesën e dytë Dybala (63′) realizoi të tretin me një goditje dënimi perfekte dhe Paredes (82′) shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në finale erdhi goli i mrekullueshëm nga Andrea Carboni (87′), për që vlejti vetëm për statistikë.

Tjetër fitore për De Rossin në stolin e Romës, ku gjithçka ka ndryshuar pozitivisht pas shkarkimit të Mourinhos, por duhet parë nëse ky ritëm do të ruhet deri në fund të sezonit me arritjen e objektivave: suksesi në Europa League dhe vendi i katërt në Serinë A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll