Sport

Ollie Watkins, sulmuesi që kërcënon “aftësitë” e Haalandit në Premierligë...

Ollie Watkins me dopiedën e tij ndaj Lutonit shkon në 16 gola, rezultati më i mirë i karrierës së tij në kampionatin anglez, ai ka dhënë edhe 10 asistime.

3 Mars 2024, 08:00 Nga DOSJA
Ollie Watkins, sulmuesi që kërcënon

ANGLI - Unai Emery është i vendosur ta çojë Aston Villa në Champions League dhe ka një aleat të rëndësishëm. Nën hijen e sulmuesve me famë botërore, si Erling Haaland apo Mohamed Salah, Ollie Watkins ka shënuar 16 gola në 27 ndeshje në Premier League.

Ai është vetëm një gol pas norvegjezit, golashënuesi më i mirë i kampionatit, duke pritur që Haaland të luajë nesër derbin e Manchesterit, midis United dhe Cityt në “Etihad”.

Watkins luajti dje kundër Lutonit në një pjesë të parë të jashtëzakonshme: ai shënoi dy gola, goditi një shtyllë dhe portieri Thomas Kaminski ia hoqi “hat trick”-un me pritjet e tij. Pas pushimit, Luton barazoi dhe Lucas Digne i dha fitoren Aston Villas në minutën e 89-të.

Në moshën 28-vjeçare, Watkins po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij. I nënshkruar në vitin 2020 nga Brentford për 34 milionë euro, në sezonin e tij të parë në Aston Villa, 2020-21, ai shënoi 14 gola në Premierligë, 11 në 2021-22, 15 në 2022-23 dhe me dy golat e djeshëm ai krijoi rekordi më i mirë (16) me njëmbëdhjetë ndeshje të mbetura në kampionat. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll