Sport

"Bilanc lufte"/ Një i vdekur dhe tre të plagosur, pas përleshjeve mes tifozëve të Cruzeiro dhe Atlético Mineiros!...

Incidentet kanë ndodhur në Belo Horizonte, në Avenida Tereza Cristina

3 Mars 2024, 07:30 Nga DOSJA

"Bilanc lufte"/ Një i vdekur dhe tre të plagosur, pas

BRAZIL - Një person vdiq dhe tre të tjerë u plagosën, pas përleshjeve të dhunshme mes tifozëve të Cruzeiro dhe Atlético Mineiro, të shtunën pasdite, në Belo Horizonte. 

Policia ushtarake njoftoi se ka ndaluar dy të dyshuar dhe ka dhënë disa detaje rreth asaj që ka ndodhur, duke konfirmuar se tre viktimat janë qëlluar me armë zjarri dhe një i katërt është goditur në kokë.

Gjithçka ndodhi, kur dy të skuadrat luanin në Belo Horizonte për Campeonato Mineiro.  Elementë të mafias, Azul dhe Galoucura, respektivisht mbështetës të Cruzeiro dhe Atlético Mineiro, caktuan përplasjet në orët para ndeshjes dhe përhapën terror në Avenida Tereza Cristina.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll