Sport

Shtypi zbulon takimin sekret të drejtorit të Man.United me kandidatin për stolin e “Djajve të Kuq”, Ten Hag nën presion...

“Djajtë e Kuq” mund të jenë duke përgatitur largimin e trajnerit holandez

2 Mars 2024, 20:44 Nga DOSJA
Shtypi zbulon takimin sekret të drejtorit të Man.United me kandidatin

ANGLI - Gazeta angleze ‘The Sun’ raporton se Dan Ashworth, njeriu që së shpejti do të marrë rolin e drejtorit sportiv te Manchester United, është takuar fshehurazi me Graham Potter, ish-trajnerin e Chelseat.

Duket se Potter është trajneri i preferuar i Sir Jim Ratcliffe, bashkëpronar i “Djajve të Kuq”, në rast se klubi shkarkon Erik ten Hag në të ardhmen e afërt.

Trajneri holandez është nën presion në “Old Trafford”. Pas një sezoni të parë në të cilin ata fituan Carabao Cup, arritën në finalen e FA Cup dhe përfunduan kampionatin në vendin e 3-të, këtë sezon Man.United u largua nga Champions League e 'poshtëruar', në vendin e fundit në grupin e tyre dhe në Premier League është në vendin e 5-të, -8 nga vendi i katërt. 

Ashworth dhe Graham Potter e njohin njëri-tjetrin që nga koha e tyre, duke punuar së bashku te Brighton dhe kanë qenë bashkë ditët e fundit. Trajneri u shkarkua nga Chelsea në prill të vitit të kaluar, vetëm gjashtë muaj pasi mori drejtimin e ‘Bluve’ dhe që atëherë ka mbetur i papunë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll