Sport

Mes Maradonës dhe Messit, trajneri Tite zgjedh... idhullin e Flamengos!

Ish-trajneri i Selecaos tregon se preferon një ish-futbollist brazilian në vend të dy yjeve argjentinas

2 Mars 2024, 21:14 Nga DOSJA
Mes Maradonës dhe Messit, trajneri Tite zgjedh... idhullin e Flamengos!

BRAZIL - Tashmë në rolin e tij si trajner i Flamengos, ish-trajneri i Brazilit, Tite, zbuloi se ka një lojtar që, sipas tij, “është shumë më i mirë” se Maradona dhe Messi, dy nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.

Duke folur për “FlamengoTV”, në programin special 'Aniversário do Rei', një program kushtuar ditëlindjes së 71-të të Zicos, lavdisë së selecaos, Tite argumentoi se ish-ndërkombëtari i 'Canarinha' ishte një futbollist më i kompletuar kur krahasohet me dy yjet argjentinas.

“Ziko? A ka luajtur më shumë se Messi? A ka luajtur më shumë se Maradona? Për mua po. Ai ishte një lojtar më i plotë. Ai godiste topat nga ajri, driblonte, përfundonte aksione nga distanca e mesme, nuk ishte egoist dhe bënte asistime. Ai ishte lojtari më i kompletuar që kam parë ndonjëherë të luajë”,- tha ish- trajneri i Brazilit.

Trajneri i 'Mengão' theksoi se lavdërimet për Zico nuk janë lajka: “A jam duke bërë servilin? Mund të më quani si të doni, por unë si person dhe profesionist besoj në këtë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll