Sport

VIDEO / Dejvi Bregu gjen golin e parë në kampionatin polak!

Vendasit shënuan në minutat shtesë të takimit, por vetë aq, pasi në fund pati festë tek ekipi i sulmuesit shqiptar.

2 Mars 2024, 20:37 Nga DOSJA
VIDEO / Dejvi Bregu gjen golin e parë në kampionatin polak!

POLONI - Dejvi Bregu e “bën sefte” në Poloni. Sulmuesi vlonjat u transferua gjatë merkatos së janarit nga Umraniyespor te Wisla Krakow, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit polak.

28-vjeçari shënoi golin e dytë në suksesin 1-2 të Wislës në transfertën përballë Odra Opolës. Fitore e rëndësishme për objektivin e rikthimit në elitë.

Ishte minuta e 54’ kur Bregu tundi rrjetën kundërshtare, duke u zhbllokuar në aspektin personal dhe duke qetësuar Wislën. Vendasit shënuan në minutat shtesë të takimit, por vetë aq, pasi në fund pati festë tek ekipi i sulmuesit shqiptar.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll