Sport

VIDEO / Lumë golash në Bundesligë, e “pëson” mesfushori kuqezi Gjasula!

Vendasit pësuan 4 gola brenda 25 minutave të parë. Dhe trajneri i Darmstadtit veproi menjëherë duke larguar nga fusha Klaus Gjasulën dhe Jannik Muller.

2 Mars 2024, 20:46 Nga DOSJA

VIDEO / Lumë golash në Bundesligë, e “pëson”

GJERMANI - 18 gola në 5 ndeshje e drekës në Bundesliga. Borussia e Dortmundit, Leipzigu, Eintrachti i Frankfurtit dhe Augsburgu fituan në transfertë, ndërkohë që u mbyll në barazim takimi Mainz-M’Gladbach.

Karim Adeyemi dhe Ian Maatsen shënuan golat e fitores për Dortmundin në kryeqytet kundër Unionit të Berlinit. Sukses i rëndësishëm për objektivin Champions League.

Rezultati më surprizues u regjistrua në Darmstadt-Augsburg, sfidë që u mbyll 0-6 për ekipin e Rexhbecajt. Vendasit pësuan 4 gola brenda 25 minutave të parë. Dhe trajneri i Darmstadtit veproi menjëherë duke larguar nga fusha Klaus Gjasulën dhe Jannik Muller.

VIDEO / Lumë golash në Bundesligë, e “pëson”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll