Sport

VIDEO / Arlind Ajeti shndërrohet në bomber, shihni çfarë goli ka shënuar!

Për Arlind Ajetin ky ishte goli i tretë në kampionatin elitar rumun, pasi më parë ka shënuar në barazimin 3-3 me Politehnica Iași dhe në humbjen 3-4 Universitatea Cluj.

2 Mars 2024, 21:37 Nga DOSJA
VIDEO / Arlind Ajeti shndërrohet në bomber, shihni çfarë

RUMANI - Arlind Ajeti tani në rolin e “bomberit”. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, pjesë e CFR Cluj në elitën e futbollit rumun, realizoi një gol spektakolar në ndeshjen kundër Farul Costanta, e mbyllur në barazim 1-1.

Në minutën e 82-të, në zhvillimet e një këndoreje, Ajeti koordinohet në mënyrë perfekte dhe me një kthesë të befasishme e dërgon topin atje ku portieri e kishte të pamundur të arrinte (as që lëvizi nga vendi). Një gol i pabesueshëm nga 30-vjeçari, që në këtë rast u shfaq në rolin e një goleadori të madh.


Për Arlind Ajetin ky ishte goli i tretë në kampionatin elitar rumun, pasi më parë ka shënuar në barazimin 3-3 me Politehnica Iași dhe në humbjen 3-4 Universitatea Cluj.

Ajeti me paraqitjet që po zhvillon mbetet në vëmendjen e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, i cili e aktivizoi titullar në fitoren 3-0 me Çekinë në një moment delikat, kur mungonte Ismajli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll