Sport

VIDEO / Liverpool gjen fitoren në minutën e 98-të dhe mban i qetë kreun!

Fitore edhe për Fulhamin, 3-0 përballë Brightonit. Armando Broja u aktivizua vetëm në minutën e 84’.

2 Mars 2024, 20:27 Nga DOSJA
VIDEO / Liverpool gjen fitoren në minutën e 98-të dhe mban i

ANGLI - Liverpooli mposhti 0-1 Nottingham Forest falë golit të Darwin Nunez në minutën e nëntë shtesë. The Reds siguruan një fitore tepër të rëndësishme për objektivin titull.

Fitore edhe për Fulhamin, 3-0 përballë Brightonit, ndërkohë që Tottenhami siguroi një triumf me përmbysje 3-1 kundër Crystal Palace.

Tri pikët siguroi edhe Newcastle përballë Wolvesit. Feston në transfertë West Hami, ndërkohë që Brentford-Chelsea u mbyll në barazim 2-2.

Armando Broja u aktivizua vetëm në minutën e 84-t për Fulhamin, skuadër që regjistroi fitoren e dytë radhazi pas asaj përballë Manchester United në “Old Trafford”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll