Sport

VIDEO / Sevilla rigjen fitoren, shkëlqen Sergio Ramos!

3-2 dhe Sevilla renditet momentalisht në vend të 14-të me 27 pikë, teksa Real Sociedad renditet në vend të shtatë me 40 pikë.

2 Mars 2024, 20:23 Nga DOSJA
VIDEO / Sevilla rigjen fitoren, shkëlqen Sergio Ramos!

SPANJE - Sevilla rikthehet te fitorja dhe atë e bën në ndeshjen ndaj Real Sociedad, që përfundoi me rezultatin 3-2. Takimi i vlefshëm për javën e 27-të të La Liga-s solli raste të shumta, me vendasit që i shfrytëzuan më mirë.

Mjaftuan 11 minuta lojë që En Nesyri të gjente rrugën drejt rrjetës dhe të kalonte ekipin e Sevilla-s, në avantazh. Takimi vazhdoi me rezultatin 2-1 deri në minutën e 66’, kur Sergio Ramos rekuperoi gabimin e pjesës së parë, duke realizuar një gol në dukje të pamundur dhe i dhuroi golin e tretë Sevilla-s.

Megjithatë skuadra e Sociedad nuk u dorëzua lehtë, me Mendez që shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 90+2’ dhe vulosi këtë takim.

3-2 dhe Sevilla renditet momentalisht në vend të 14-të me 27 pikë, teksa Real Sociedad renditet në vend të shtatë me 40 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll