Sport

Starton sezoni i ri i Formula 1, sërish dominon Red Bull dhe Verstappen!

Kampioni në fuqi i botës dominoi gjatë gjithë garës dhe mori një fitore të qetë, teksa fill pas tij, mbylli garën shoku i skuadrës te Red Bull, Sergio Perez, i cili e mori shumë shpejt vendin e dytë, për të mos e lëshuar më.

2 Mars 2024, 20:18 Nga DOSJA

Starton sezoni i ri i Formula 1, sërish dominon Red Bull dhe Verstappen!

BAHREIN - Sezoni i ri i Formulës 1 ka ngritur siparin, ashtu siç u mbyll i vjetri, nën dominimin e Red Bull dhe Max Verstappen, që pasi siguroi “pole position”-in një ditë më parë, ia doli të triumfojë bindshëm në Çmimin e Madh të Bahreinit.

Kampioni në fuqi i botës dominoi gjatë gjithë garës dhe mori një fitore të qetë, teksa fill pas tij, mbylli garën shoku i skuadrës te Red Bull, Sergio Perez, i cili e mori shumë shpejt vendin e dytë, për të mos e lëshuar më.

U ngjit në podium edhe Ferrari me pilotin Carlos Sainz, i cili ia doli të lërë pas shokun e skuadrës, Charles Leclerc, me këtë të fundit që akuzoi edhe një problem me sistemin e frenimit.

Starton sezoni i ri i Formula 1, sërish dominon Red Bull dhe Verstappen!

Probleme me paketën e shpejtësisë për Mercedesin, që gjithsesi mori vendin e pestë me Russel dhe vendin e 7 me britanikun tjetër, Lewis Hamilton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll