Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në Fier, shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

2 Mars 2024, 19:31 Nga N.F
Përfshihet nga flakët makina në Fier, shkak i zjarrit dyshohet
Makina ne flake

FIER- Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman në fshatin Grykë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:05. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të makinës tip "Range Rover.  Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i plotë:

Fier/Informacion paraprak/ Rreth orës 19:05, në fshatin Grykë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip "Range Rover", me drejtues shtetasin F. R., 34 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale në këtë automjet. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

fier zjarr

Sondazh

Poll