Aktualitet

Humbën jetën nga shpërthimi teksa po punonin, përcillen në banesën e fundit babë e bir në Lushnje

Në Stan Karbunarë u hapën dyert e mortit për dy pjestarët e familjes Hoxha që humbën jetën teksa punonin në ndërtimin e një kapanoni. Fqinjët rrëfejnë mes lotësh se ishin punëtorë dhe familje e shkëlqyer.

2 Mars 2024, 18:58 Nga N.F
Humbën jetën nga shpërthimi teksa po punonin, përcillen
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e shpërthimit në një zonë në Lushnjë janë përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit. Në Stan Karbunarë u hapën dyert e mortit për dy pjestarët e familjes Hoxha që humbën jetën teksa punonin në ndërtimin e një kapanoni. Fqinjët rrëfejnë mes lotësh se ishin punëtorë dhe familje e shkëlqyer.

Roland Hoxha dhe i biri ishin duke punuar në vinç ku me ndihmën e tij ngrinin 2 bombola oksigjeni me të cilat po kryenin saldime në pjesën e tarracës. Dyshohet se gjatë punës një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka dhe mori jetën e të dyve. Për ta ishte dita e parë e punës ne këtë kantier qe rezultoi dhe e fundit.

Nga fuqia shpërthyese u shkëputën telat e tensionit të lartë 110 kv që kalonin sipër magazinës që po ndërtohej nga deputeti i Partisë Socialiste prej 2 mandatesh në Lushnje, Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur së bashku me gjashtë persona të tjerë të cilët kanë qenë duke punuar në magazinën e tij. Të dëmtuarit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. Veç deputetit dhe 41-vjecarit Sokol Lumi në Lushnjë janë të lënduarit Sajmir Korreshi, Ilia Sota, Lunedi Golemi, Eriget Gorovelli dhe Ervis Sharka.

lushnje ceremoni mortore

Sondazh

Poll