Aktualitet

EMRAT/ Gërryenin shtratin e lumit Mat, arrestohen dy punonjës në Kurbin, shpallet në kërkim administratori

Sipas njoftimit të policisë arrestimi i dy punonjësve ka ardhur pasi ata gërryenin shtratin e lumit Mar dhe më pas i shisnin ato. Gjithashtu bëhët me dije se është në kërkim edhe administratori dhe një punonjës tjetër.

2 Mars 2024, 15:47 Nga N.F
EMRAT/ Gërryenin shtratin e lumit Mat, arrestohen dy punonjës në
Kamionat me inerte

KURBIN- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin. Sipas njoftimit të policisë arrestimi i dy punonjësve ka ardhur pasi ata gërryenin shtratin e lumit Mar dhe më pas i shisnin ato. Gjithashtu bëhët me dije se është në kërkim edhe administratori dhe një punonjës tjetër. Të arrestuarit janë Rexhep Shabani dhe Albert Dodaj.

Nga ky operacion janë sekuestruar 5 kamionë, 3 ekskavatorë, 2 fadroma dhe 2 impiante të cilat përdoreshin nga punonjësit.

Njoftimi i plotë:

KURBIN/ Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, zbulohet një subjekt në Milot, ku kryhej në kundërshtim me ligjin, veprimtaria e përpunimit të inerteve që merreshin pas gërryerjes së shtratit të lumit Mat. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kurbin, operacioni policor i koduar “Riverside”. Sekuestrohen 12 mjete të rënda (5 kamionë, 3 ekskavatorë, 2 fadroma dhe 2 impiante përpunimi inertesh) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas të punësuar në këtë subjekt Rexhep Shabani dhe Albert Dodaj. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë (administratori i subjektit dhe një punonjës). Si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve 27/7, të mbështetura te puna e inteligjencës policore dhe që kryhet në të gjithë territorin e rrethit, me fokus prandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Riverside”.

Gjatë operacionit, në Milot, është ushtruar kontroll në një subjekt për përpunimin e inerteve, në pronësi të shtetasit. Nga verifikimet e kryera rezultoi se veprimtaria në këtë subjekt kryhej në kundërshtim me ligjin, sepse përveç se dëmtonte mjedisin, kryhej pa dokumentacionin përkatës, punonjësit ishin të paregjistruar dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 mjete të rënda (5 kamionë, 3 ekskavatorë, 2 fadroma dhe 2 impiante përpunimi inertesh) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast janë arrestuar në flagrancë 2 punonjës të subjektit, shtetasit: 57 vjeç dhe 59 vjeç, të dy banues në Milot.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim administratori i subjektit për llogari të të cilit punonin mjetet e rënda, shtetasi B. A., 58 vjeç banues në Milot, si dhe një punonjës i subjektit, shtetasi 60 vjeç, banues në Krujë. Vijon puna për kapjen e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet, që veprimtarinë e marrjes së inerteve, në shtretërit e lumenjve, ta kryejnë sipas kushteve dhe kufijve të përcaktuar në dispozitat ligjore dhe në lejet përkatëse. Në çdo rast të konstatimit të shkeljes së këtyre akteve, do t’iu sekuestrohen mjetet dhe do t’iu ndalohet vijimi i kësaj veprimtarie.

kurbin arrestim lumi mat

Sondazh

Poll