Aktualitet

Bujar Spahiu u rizgjodh në krye të KMSH, protestuesit paralajmëron padi në gjykatë

Florjan Arapi një nga organizatorët e protestës tha se u realizua teatri që pritej dhe paralajmëron se do bëjë padi në gjykatë.  

2 Mars 2024, 14:21 Nga M.B
Bujar Spahiu u rizgjodh në krye të KMSH, protestuesit
Florjan Arapi

TIRANA- Bujar Spahiu u rikonfirmua si kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Spahiu mori 82 vota nga 92 antarë të kryesisë që kanë votuar. Në garë morën pjesë 3 kandidatë: Bujar Spahiu, Eduard Shefki dhe Emirjon Vathaj. Më herët, gjatë procesit të votimit, në ambientet e jashtme të KMSH u mbajt një protestë ku një pjesë e besimtarëve myslimanë i kontenstonin zgjedhjet pasi ata akuzojnë Komunitetin si kapur nga Shoqata Gyleniste. 

Florjan Arapi një nga organizatorët e protestës tha se u realizua teatri që pritej dhe paralajmëron se do bëjë padi në gjykatë.  

“Bujar Spahiu u zgjodh si në kohën e sistemit totalitarist. Do e çojmë në gjykatë për pavleshëmëri votimi. Në gjykatë do të ndiqen manipulimet që janë bërë me zgjedhjet e këshillave të myftinive”, tha Arapi.

zgjedhjet në komunitetit mysliman të shqipërisë

Sondazh

Poll