Aktualitet

EMRI/ I dënuari me mbi 4 vite burg, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

Majerdi Meko është dënuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

2 Mars 2024, 14:47 Nga M.B
EMRI/ I dënuari me mbi 4 vite burg, arrestohet 37-vjeçari në
Foto ilustruese

KORÇA- Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim u arrestua në Korçë. Majerdi Meko është dënuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Ai ishte i dënuar me 4 vite e 7 muaj burg.

Pjesë nga njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë ekzekutuan vendimin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Majerdi Meko, 37 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

policia koeca

Sondazh

Poll