Aktualitet

Falsifikime dokumentesh, mbetet në burg ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës

Seanca e vlerësimit të masës së arrestit ka zgjatur një orë e gjysmë, ku prokurori ka renditur shkeljet ligjore të konstatuara gjatë momentit të arrestimit në flagrancë të Taçit dhe Alban Memishës, ish-hartografit të Kadrastës.

2 Mars 2024, 15:12 Nga M.B
Falsifikime dokumentesh, mbetet në burg ish-kreu i Kadastrës së
Florian Taçi

GJIROKASTRA- Ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi mbetet në burg pasi gjykata ka vendosur sot që ai të vuajë ditët e paraburgimit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Tepelenë. Seanca e vlerësimit të masës së arrestit ka zgjatur një orë e gjysmë, ku prokurori ka renditur shkeljet ligjore të konstatuara gjatë momentit të arrestimit në flagrancë të Taçit dhe Alban Memishës, ish-hartografit të Kadrastës.

Pas paraqitjes se provave, avokatët patën kërkuar masën "arrest shtëpie". Pas pretendimeve të avokatëve mbrojtës, gjyqtarja Enkelejda Selmanaj është tërhequr duke dhënë me pas vendimin që lë në burg pa afat ish-kreun e Kadastrës dhe bashkëpunetorin e tij. Arrestimi i ish-kreut të Kadastrës erdhi pas një operacioni të përbashkët mes Policisë së Tiranës, asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Gjirokastrës

 

gjirokaster kadastra

Sondazh

Poll