Aktualitet

Aksident në qendër të Elbasanit/ Përplasen dy makina, njëri mjet përfundon brenda lokalit, raportohet për një të plagosur

Mësohet se dy automjete janë përplasur në qendër të qytetit.

2 Mars 2024, 16:57 Nga N.F
Aksident në qendër të Elbasanit/ Përplasen dy makina,
Pamje nga aksidenti

ELBASAN- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se dy automjete janë përplasur në qendër të qytetit. Më tej mësohet se nga përplasja një nga makinat ka përfunduar në një nga lokalet aty pranë. 

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Aqif Pasha dhe si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person. I plagosuri është dërguar në spital me ambulancë por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

elbasan aksident plagosje

Sondazh

Poll