Aktualitet

Ngjarja në Lushnje, kolegët vizitojnë në spital deputetin e PS Bujar Çela, Nasufi: Ka probleme me dëgjimin për shkak të valës së shpërthimit

Deputeti Çela është pronar magazinës në Lushnje ku ndodhi dje shpërthimi që i mori jetën babë e bir e ku u plagosën gjithsej 7 persona.

2 Mars 2024, 12:49 Nga M.B
Ngjarja në Lushnje, kolegët vizitojnë në spital deputetin e
Bujar Çela

TIRANA- Deputetë socialistë, Fadil Nasufi, Laert Duraj dhe Çim Hysa shkuan sot në spitalin e Traumës në Tiranë për të parë nga afër gjendjen e kolegut të tyre Bujar Çela. Deputeti Çela është pronar magazinës në Lushnje ku ndodhi dje shpërthimi që i mori jetën babë e bir e ku u plagosën gjithsej 7 persona. Deputeti Fadil Nasufi tha për Report TV se gjendja shëndetësore e kolegut të tij është stabilizuar dhe se ka probleme me dëgjimin për shkak të valës së shpërthimit që ka qenë në terren. 

Ai shtoi se Çela reagoi gjatë vizitës së tyre sot dje kur e vizituan në reanimacion e Lushnjes nuk ishte në vetëdije.

“Fatmirësisht gjendja shëndetësore është stabilizuar. Duhen përgëzuar stafi ushtarak për ndërhyrjen tepër të specializuar për pastrimin e ciflave që kanë ndodhur nga shpërthim. Dëmtimin kryesor e ka në kofshën e djathtë pasi ciflat e shpërthimit e kanë prekur sistemin arteriar venoz, si dhe në pjesën abdominale. Dëmtime ka dhe një pjesën abdominale ku po vijon pastrimi i ciflave. Ka probleme me dëgjimin për shkak të valës së shpërthimit që ka qenë në terren por gjëndja është e stabilizuar në të gjitha parametrat e saj. Është në sallën e reanimacionit. Kolegët tanë deputetë e kanë gdhirë natën me lutje për të dhe ata që u plagosën. Do të ketë pastrime të tjera.  Është në gjëndjen më optimalen më të mundshme nga ajo llahtari që ndodhi dje. Madje po përpiqej të bënte dhe humor por ne nuk e lejuan të bëjnte më shumë. Nuk u futëm farë në këtë çështje. Ishim atje për 1 minutë e gjysmë. Ne na kënaqi se reagoi, dje e vizituam në reanimacion e Lushnjes dhe nuk ishte fare në vetëdije. Edhe pacienti tjetër që ndodhet në Lushnje është stabilizuar. Ka dhe ai cifla të shpërthimit", tha deputeti Fadil Nasufi.

Nga shpërthimi i ndodhur dje në Lushnje mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Kujtojmë se gjithçka ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.

 

shperthimi ne lushnje deputeti i ps

Sondazh

Poll