Aktualitet

"Të kapur nga Shoqata Gyleniste"/ Zgjedhjet për Kreun e Komunitetit Mysliman, protestë para godinës

97 anëtarë të komunitetit që pritet të votojnë për këtë post.

2 Mars 2024, 11:32 Nga M.B
"Të kapur nga Shoqata Gyleniste"/ Zgjedhjet për Kreun e
protesta


TIRANA- Sot u zhvilluan zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me votimin që po mbahet në ambientet e Medresesë së Tiranës. Kandidatë janë kryetari aktual Bujar Spahiu, i cili po kandidon sërish pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar, Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit si dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit. 97 anëtarë të komunitetit që pritet të votojnë për këtë post.

Paralalelisht me zgjedhjet po zhvillohet një protestë e paralajmëruar, ku një pjese e besimtarëve myslimanë i kontenstojnë zgjedhjet pasi ata akuzojnë Komunitetin si kapur nga Shoqata Gyleniste. Protestuesit mbajnë në duar pankarta me thirrje për pakënaqësi. 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, prej vitesh po i kërkon kryeministrit Edi Rama “pastrimin e mbetjeve të fundit të organizatës FETO, të klerikut Fetullah Gylen, të cilin e akuzon për veprimtari terroriste dhe si përgjegjëse të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016. Këtë kërkesa ia përsëriti edhe në vizitën e fundit zyrtare në Ankara më 20 Shkurt.

zgjedhjet për kreun e komunitetit mysliman të shqipërisë

Sondazh

Poll