Aktualitet

Vjedhje, kanosje, drejtim i mjetit në gjendje të dehur dhe ndërtim paleje, 3 të arrestuar dhe 3 të proceduar në Elbasan

Mësohet se një 27-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 28.02.2024, në bashkëpunim me E. B. (i cili u arrestua dje), kanë vjedhur pajisje në një banesë.

2 Mars 2024, 12:03 Nga M.B
Vjedhje, kanosje, drejtim i mjetit në gjendje të dehur dhe
Foto ilustruese

ELBASAN- Tre persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 27-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 28.02.2024, në bashkëpunim me E. B. (i cili u arrestua dje), kanë vjedhur pajisje në një banesë. Po ashtu mësohet se është arrestuar një 30-vjeçar pasi ka kanosur bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Në pranga është vënë dhe një 32-vjeçar pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë Policia njofton se nisi procedimi në gjendje të lirë për një 42 vjeçare me inicialet B. B., banuese në Gramsh, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçar, se shtetasja B. B. i ka marrë një shumë lekësh, nëpërmjet mashtrimit.

Po ashtu policia njofton se M. K., banues në fshatin Sericë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, në banesë, pa leje nga organet kompetente, ndërsa dhe A. Gj., banues në fshatin Tregan, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Njoftimi:

DVP Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin N. L., 27 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 28.02.2024, në bashkëpunim me shtetasin E. B. (i cili u arrestua dje), kanë vjedhur pajisje në banesën e shtetasit V. S.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. K., 30 vjeç, pasi ka kanosur bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 32 vjeç, banues në Belsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. B., 42 vjeçe, banuese në Gramsh, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçar, se shtetasja B. B. i ka marrë një shumë lekësh, nëpërmjet mashtrimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit:

M. K., banues në fshatin Sericë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, në banesë, pa leje nga organet kompetente;

A. Gj., banues në fshatin Tregan, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

-Më datë 29.02.2024, në fshatin Dragostunjë, Librazhd, gjatë natës, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në ambientet e restorantit në pronësi të shtetasit N. G.. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

policia elbasan

Sondazh

Poll