Aktualitet

Vodhi valixhen me sendet personale të një gruaje, shpallet në kërkim 43-vjeçari në Fier

Po ashtu një 49-vjeçar me inicialet I. R., është shpallur në kërkim po në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

2 Mars 2024, 11:15 Nga M.B
Vodhi valixhen me sendet personale të një gruaje, shpallet në
Foto ilustruese

FIER- Një 43-vjeçar me inicialet I. R., është shpallur në kërkim në Fier pasi dyshohet se se i ka vjedhur valixhen me sende personale, një 34-vjeçareje. Po ashtu një 49-vjeçar me inicialet I. R., është shpallur në kërkim po në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, për shtetasin E. R., 21 vjeç, banues në Fier, pasi ka aplikuar për pasaportë biometrike, duke përdorur të dhëna të rreme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin I. R., 43 vjeç, banues në fshatin Drizë, pasi dyshohet se i ka vjedhur valixhen me sende personale, një 34-vjeçareje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos shpallën në kërkim shtetasin D. B., 49 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, për shtetasen K. Sh., 34 vjeçe, banuese në fshatin Kuman, pasi ka kanosur me sende të forta, një 48-vjeçare, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

policia fier

Sondazh

Poll