2 Mars 2024, 10:35
Nga M.B
Foto ilustruese
POGRADEC- Ka shkuar në 3 numri i të arrestuarve lidhur me plagosjen me armë zjarri që ndodhi ditën e djeshme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë 27-vjeçari me inicialet A. J. i cili mbeti i plagosur dje në konfliktin për motive të dobëta sipas njoftimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë e 27-vjeçarit dhe një revolver me mulli. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Pogradec
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e djeshme, ku gjatë një konflikti, mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar. Shkon në 3 numri i të ndaluarve nga Policia, në lidhje me këtë konflikt. Arrestohet në flagrancë edhe 27-vjeçari i plagosur A. J. Sekuestrohen dy armë zjarri, 1 pistoletë me të cilën ka qëlluar i plagosuri dhe 1 revolver me mulli, me të cilën ai u qëllua nga njëri prej të arrestuarve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur pasditen e datës 01.02.2024, në lagjen nr. 1, Pogradec, arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 27 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
Nga tërësia e hetimeve të kryera, rezulton se gjatë një konflikti me armë të ndodhur për motive të dobëta, midis këtij shtetasi dhe dy shtetasve të tjerë D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, (të cilët pas kontrolleve të shumta dhe negociatave me familjarët u vetëdorëzuan në Polici dhe u arrestuan) shtetasi A. J., mbeti i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë e shtetasit A. J., dhe një revolver me mulli i cili i përket shtetasit K. L., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
plagsoja pogradec
Aktualitet
2 Mars 2024, 10:24
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LUSHNJE- Kur ka kaluar një ditë nga shpërthimi në magazinën në Lushnje, grupi hetimor po punon...
Aktualitet
2 Mars 2024, 10:17
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LUSHNJE- Kur ka kaluar një ditë nga shpërthimi në magazinën në Lushnje, disa nga të plago...
Aktualitet
2 Mars 2024, 10:07
M.B
Foto ilustruese
BELGJIKA- Vazhdon në Belgjikë megaprocesi “SKY ECC” me 128 të pandehur, të akuzuar për trafik nd&...
Aktualitet
2 Mars 2024, 09:46
I.A
OKB
SHBA- Konferenca e Qendrueshmërisë Kibernetike për shqyrtimin e kërcënimeve kibernetike ndaj paqes dhe sigurisë nd&e...
Aktualitet
2 Mars 2024, 09:36
Elira Kadriu
Harta
TIRANË- Raporti i UNESCO-ICOMOS kritikon me “shqetësim të thellë” rrudhjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, ...
Aktualitet
2 Mars 2024, 09:32
M.B
QSUT
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zjarrin që ra pak javë më parë në urgjencën e QSUT. Het...
Aktualitet
2 Mars 2024, 09:27
I.A
Pamje nga vendngjarja
LUSHNJE- Pamje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Lushnj...
Aktualitet
2 Mars 2024, 09:21
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LUSHNJE- Pas tragjedisë me dy viktima që shkaktoi shpërthimi i ditës së djeshme në një ma...
Aktualitet
2 Mars 2024, 09:14
M.B
Roland Hoxha dhe Elidon Hoxha
LUSHNJE- Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 15:30 në një...
Aktualitet
2 Mars 2024, 07:43
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shërbimet digjitale publike (të quajtura edhe “e-government”) përkufizohen si dhënie shër...