Aktualitet

580 vjetori i Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës, aktivitete festive në qytet

Dhjetëra qytetarë u mblodhën për të përkujtuar këtë ngjarje.

2 Mars 2024, 11:47 Nga M.B
580 vjetori i Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës, aktivitete
Lezha

LEZHA- Me rastin e 580 vjetorit të mbajtje së Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës, janë organizuar një sërë aktivitetesh në qytet për të kremtuar këtë datë të rëndësishme në kalendarin historik të komit tonë. Dhjetëra qytetarë u mblodhën për të përkujtuar këtë ngjarje. Një paradë me disa të rinj të veshur me veshje popullore dhe një burrë të veshur si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u pa në qytet.

Më 2 mars 1444 në Kishës katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës, aty ku sot gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja e Lezhës. Gjergj Kastriot Skënderbeu, menjëherë pas kthimit nga Turqia, për herë të parë në historinë e mesjetës shqiptare mblodhi në një kuvend të gjitha principatat arbërore, me qëllim përballimin e sulmit otoman. Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm të Lidhjes Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik dhe ushtarak.

 

beslidhja e lezhes

Sondazh

Poll