Aktualitet

Mbahen sot zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman shqiptar, 3 kandidatë në garë

Tre kandidatët për kreun e KMSH-së janë kreu aktual Bujar Spahiu, administratori i myftinisë së Durrësit Eduard Shefki, si dhe myftiu i Breatit Emirjon Vathaj.

2 Mars 2024, 10:47 Nga M.B
Mbahen sot zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman shqiptar, 3
Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

TIRANA- Sot mbahen zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me votimin që do të bëhet në ambientet e Medresesë së Tiranës. Zgjedhjet vijnë pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të kryetarit aktual Bujar Spahiu, i zgjedhur më 02 mars të vitit 2019. Tre kandidatët për kreun e KMSH-së janë kreu aktual Bujar Spahiu, administratori i myftinisë së Durrësit Eduard Shefki, si dhe myftiu i Breatit Emirjon Vathaj.

Këto zgjedhje mbahen mes akuzave dhe polemikave se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i kapur nga njerëzit e Fet’hullah Gylenit, ose siç e konsiderojnë ata, organizata FETO. Një pjesë e besimtarëve mysliman i konsiderojnë zgjedhjet e sotme si “një teatër të orkestruar”, teksa kanë paralajmëruar edhe protesta.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, prej vitesh po i kërkon kryeministrit Edi Rama “pastrimin e mbetjeve të fundit të organizatës FETO, të klerikut Fetullah Gylen, të cilin e akuzon për veprimtari terroriste dhe si përgjegjëse të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016. Këtë kërkesa ia përsëriti edhe në vizitën e fundit zyrtare në Ankara më 20 Shkurt.

komunitetit mysliman shqiptar

Sondazh

Poll