Aktualitet

"Shiteshin me çmime të larta"/ Kontrabandonte veshje nga Turqia me babain dhe i stamponin logo false, arrestohet 29-vjeçari

Ata i magazinonin veshjet në banesën e tyre dhe në dy subjekte në rrugën "5 Maji". 

2 Mars 2024, 10:57 Nga M.B
"Shiteshin me çmime të larta"/ Kontrabandonte veshje nga
Foto ilustruese

TIRANA- Një 29-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi në bashkëpunim me babain e tij kontrabandonin nga Turqia veshje të ndryshme, i stamponin logo false të markave të njohura dhe i shitnin me çmime shumë të larta. Ata i magazinonin veshjet në banesën e tyre dhe në dy subjekte në rrugën "5 Maji". 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar "Brands", nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vihet në pranga 29-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

29-vjeçari, në bashkëpunim me babain e tij, kontrabandonin nga Turqia, veshje të ndryshme, i stamponin logo false të markave të njohura dhe i shitnin me çmime shumë të larta.

Më parë, gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë vijuar operacionin policor të koduar "Brands", dhe kanë ndaluar shtetasin në kërkim D. A., 29 vjeç.

29-vjeçari, në bashkëpunim me babain e tij, magazinonin në banesën e tyre dhe në dy subjekte në rrugën "5 Maji", mallra (veshje) të dyshuara të kontrabanduara nga Turqia, të cilave i vendosnin logo dhe etiketa të markave të njohura, me qëllim për t’i shitur me çmime shumë të larta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

tirana kontrabande

Sondazh

Poll