Aktualitet

Humbën jetën nga shpërthimi teksa po punonin, hapen dyert e mortit për babë e bir në Lushnje

Dyshohet se gjatë punës një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka dhe mori jetën e të dyve.

2 Mars 2024, 12:37 Nga M.B
Humbën jetën nga shpërthimi teksa po punonin, hapen dyert e
Roland dhe Elidon Hoxha

LUSHNJE- Në Stan Karbunarë të Lushnjës janë hapur dyert e mortit për Roland dhe Eldion Hoxhën, babë e bir që humbën jetën tragjikisht dje teksa punonin në vinçin në magazinën që shpërtheu. Roland Hoxha dhe i biri ishin duke punuar në vinç ku me ndihmën e tij ngrinin 2 bombola oksigjeni me të cilat po kryenin saldime në pjesën e tarracës. Dyshohet se gjatë punës një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka dhe mori jetën e të dyve. Për ta ishte dita e parë e punës ne këtë kantier qe rezultoi dhe e fundit.

Nga fuqia shpërthyese u shkëputën telat e tensionit të lartë 110 kv që kalonin sipër magazinës që po ndërtohej nga deputeti i Partisë Socialiste prej 2 mandatesh në Lushnje, Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur së bashku me gjashtë persona të tjerë të cilët kanë qenë duke punuar në magazinën e tij. Të dëmtuarit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. Veç deputetit dhe 41-vjecarit Sokol Lumi në Lushnjë janë të lënduarit Sajmir Korreshi, Ilia Sota, Lunedi Golemi, Eriget Gorovelli dhe Ervis Sharka.

shperthimi ne lushnje

Sondazh

Poll