Sport

Liverpool dhe Bayern në garë për Xabi Alonson, ja çmimi që kërkon Leverkusen…

Xabi Alonso është në “pole” në listën e Liverpoolit dhe Bayernit dhe sipas RMC, nëse ata duan ta bëjnë atë të tyren gjatë verës, do të duhet t'i paguajnë Leverkusenit një shumë prej 15-25 milionë euro.

29 Shkurt 2024, 16:57 Nga DOSJA
Liverpool dhe Bayern në garë për Xabi Alonson, ja çmimi

ANGLI - Skenarët për pasardhësin e Jurgen Klopp në stolin e Liverpool-it, si dhe zëvendësimin e Thomas Tuchel te Bayern, shumëfishohen dhe vazhdojnë.

Të dy trajnerët nuk do të vazhdojnë në klubet e tyre përkatëse, me Klopp që njoftoi se dëshiron të tërhiqet dhe Tuchel, i cili i jep fund lidhjes së tij me bavarezët në mëshirë të rezultateve të skuadrës këtë sezon.

Xabi Alonso i Leverkusenit të mrekullueshëm të këtij viti, që është në rrugën për të fituar  Bundesligën këtë sezon, është personi që pozicionohet në “pole” në listat e drejtuesve të të dyja skuadrave.

Megjithatë, kontrata e tij me klubin gjerman skadon në verën e vitit 2026, kështu që edhe nëse Alosno gjen një marrëveshje për t’u larguar me klubin, ata do të duhet të bien dakord për kushtet me Leverkusen.

Sipas RMC, shuma që ai do të kërkojë është 15-25 milionë euro, për të lënë teknikun spanjol të largohet. Ndryshe, çdo skuadër që dëshiron ta bëjë të tyren do të duhet të presë deri në vitin 2025, kur do të aktivizohet klauzola e tij e blerjes, e vendosur në 15 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll