Sport

Pogba do ta apelojë pezullimin: “I trishtuar, i tronditur dhe i thyer në zemër”...

Mesfushori francez u dënua me katër vjet për shkak të 'dopingut'

29 Shkurt 2024, 16:09 Nga DOSJA

Pogba do ta apelojë pezullimin: “I trishtuar, i tronditur dhe i thyer

ITALI - Paul Pogba ka reaguar këtë të mërkurë ndaj pezullimit prej katër vitesh të vendosur ndaj tij, pasi doli pozitiv në testin e dopingut në fillim të sezonit te Juventusi, duke folur për një vendim të pasaktë që do ta shtyjë atë ta apelojë vendimin.

“Sot u informova për vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping dhe besoj se vendimi është i pasaktë. Jam i trishtuar, i tronditur dhe i zemëruar, që më është hequr gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time, si lojtar profesionist”,- nis mesfushori francez, në një postim të shpërndarë në Instagram.

Pogba do ta apelojë pezullimin: “I trishtuar, i tronditur dhe i thyer

“Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, historia e plotë do të jetë e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije, apo qëllimisht ndonjë shtesë në kundërshtim me rregulloret anti-doping. 

Si një sportist profesionist, nuk do të bëja kurrë asgjë për të përmirësuar performancën time përmes përdorimit të substancave të ndaluara dhe nuk kam respektuar apo mashtruar kurrë kolegët dhe tifozët e asnjë skuadre për të cilën kam luajtur, apo jam përballur. Si pasojë e vendimit të shpallur sot do të ankimoj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”, përfundoi ai.

Lojtari 30-vjeçar rezultoi pozitiv me testosteron pas një ndeshjeje Udinese-Juventus, në xhiron e parë të Serisë A, më 20 gusht, lojë në të cilën ai u la në stol. I pezulluar në mënyrë parandaluese që nga fillimi i shtatorit, ndërkombëtari francez pa edhe një kundër-analizë të kryer në tetor të konfirmonte një rezultat pozitiv.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll