Sport

UEFA nuk e fal Bajern, e dënoi financiarisht për sjelljen e tifozëve bavarezë...

50 mijë euro gjobë për sjelljen e tifozëve në ndeshjen e Champions League ndaj Lazios

29 Shkurt 2024, 15:46 Nga DOSJA
UEFA nuk e fal Bajern, e dënoi financiarisht për sjelljen e

ZVICER - Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s nuk e kurseu Bayernin pas sjelljes së tifozëve të tij kundër Lazios, më 14 shkurt, duke vendosur një dënim të rëndë financiar.

Një gjobë prej 50.750 euro dhe një ndalim për shitjen e biletave për tifozët e tij për ndeshjen e ardhshme evropiane në transfertë. Bëhet fjalë për hedhjen e sendeve dhe përdorimin e materialit piroteknik.

Përveç këtyre penalltive, bavarezët do të jenë pa Dayot Upamecano në ndeshjen e dytë të 1/16-tës të Champions League, më 5 mars. 

Mbrojtësi francez u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen ndaj italianëve, për shkak të një faulli të ashpër ndaj Immobile dhe do të dënohet me një ndeshje pezullim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll