Sport

Sanksion i ashpër për Paul Pogba, dënim thuajse “i përjetshëm” për francezin!...

Francezi rezultoi pozitiv në një test, Prokuroria Italiane e Antidopingut e ka dënuar me 4 vite për të mos luajtur futboll mesfushorin

29 Shkurt 2024, 14:18 Nga DOSJA
Sanksion i ashpër për Paul Pogba, dënim thuajse “i

ITALI - Karriera e Paul Pogba mund të ketë përfunduar. Francezi, i cili rezultoi pozitiv në një test antidoping dhe u pezullua si masë paraprake që nga shtatori 2023, është pezulluar për 4 vite për të luajë futboll.

Lëvizja nuk i ka shkuar mirë futbollistit të Juventusit, i cili që nga kthimi në ish-skuadrën e tij bardhezi në vitin 2022, ka mundur të luajë vetëm 8 ndeshje. Fillimisht për shkak se pësoi një dëmtim afatgjatë dhe më pas, sepse më 20 gusht 2023 rezultoi pozitiv pas ndeshjes ndaj Udineses për përdorim testosteronin sintetik. Për këtë arsye është sanksionuar për 4 vite nga Prokuroria Italiane Antidoping. 

Pogba, i cili në një kundëranalizë më 6 tetor rezultoi sërish pozitiv, në këtë rast edhe për një substancë të re të quajtur ‘Dhea’, e njohur gjerësisht si "hormoni i rinisë", vendosi disa muaj më parë të mos arrinte një marrëveshje me Prokurorinë. Meqenëse ai shpresonte të provonte pafajësinë e tij, por në fund nuk ishte kështu.

Mbrojtja e Pogbas donte të mbështeste faktin e kësaj substance të dytë, e cila zakonisht gjendet në trupin e njeriut nga produkte anti-plakje ose bodybuilding, por nuk ka funksionuar.

Juventusi do ta prishë kontratën e tij

Deri më sot, Juventus, i cili e rikuperoi falas Pogban, pas përfundimit të kontratës me Manchester United, nuk kishte bërë asnjë lëvizje në pritje të zgjidhjes së çështjes, por sanksioni 4-vjeçar e bën të qartë perspektivën për mesfushorin 30-vjeçar.

Skuadra italiane ka nënshkruar me francezin deri në vitin 2026, por rrethanat ndryshojnë dhe ata tashmë kanë paralajmëruar në mediat italiane, se nëse futbollisti do të sanksionohej përfundimisht për testin pozitiv, klubi do të ishte i përgatitur të prishte marrëveshjen midis tyre.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll