Sport

Macron mohon të ketë diskutuar me Mbappe, për të ardhmen e tij te PSG-ja

Presidenti francez pretendon se nuk e ftoi lojtarin parizien në darkë me qëllim zgjatjen e qëndrimit të tij në Paris

29 Shkurt 2024, 15:14 Nga DOSJA

Macron mohon të ketë diskutuar me Mbappe, për të ardhmen e

FRANCE - Presidenti francez Emmanuel Macron tha këtë të enjte, se e ardhmja e Kylian Mbappe nuk u diskutua në darkën e së martës në Pallatin Elysée, në të cilën ishte i ftuar edhe futbollisti.

“Nuk ka pasur asnjë diskutim për këtë çështje. Ua lë drejtuesve të klubit të merren me këtë”,- u tha ai gazetarëve, në hapjen e fshatit Olimpik për Lojërat Olimpike të Parisit.

Ai vetë shpjegoi më tej, se e konsideron "normale" praninë e kapitenit të skuadrës franceze në këtë darkë për nder të Tamin bin Hamad Al-Thani (emir i Katarit dhe gjithashtu pronar i PSG-së), sepse "ai është një kampion i madh që e drejtoi skuadrën franceze në finalen e Kupës së Botës në Katar” dhe gjithashtu është një lojtar i rëndësishëm te PSG.

Macron mohon të ketë diskutuar me Mbappe, për të ardhmen e

Kujtojmë se lojtari 25-vjeçar përfundon kontratën e tij me liderin e Ligue 1 në fund të këtij sezoni, me një transferim te Real Madridi, që është skenari më i mundshëm, edhe pse ai ende nuk (gjoja) ka nënshkruar për ‘Merengues’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll