Sport

Deco, në tavolinë me agjenten e Haaland...

Raportet e shtypit flasin për takimin e tyre në restorantin e Barcelonës

29 Shkurt 2024, 14:59 Nga DOSJA

Deco, në tavolinë me agjenten e Haaland...

SPANJE - Deco u takua këtë të mërkurë me Rafaela Pimenta, përfaqësuesen e Erling Haaland, në një takim që u zhvillua në një restorant në Barcelonë, ku braziliani Maxwell, ish-lojtar i Barcelonës dhe aktualisht krahu i djathtë i agjentes që ka mbetur nga perandoria e Mino Raiola. 

Zbulimin e ka bërë “Jijantes”, në një reportazh ku ka shpjeguar se dreka e mbajtur në restorantin ‘Sushi 99’ ka zgjatur 3 orë dhe se një nga temat e diskutuara ka qenë pikërisht e ardhmja e sulmuesit norvegjez të Manchester Cityt.

Përveç Haaland-it, i cili ka kontratë deri në vitin 2027 me “Qytetarët”, Rafaela Pimenta përfaqëson edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm, si Mo Salah, Noussair Mazraoui, Kasper Dolberg, Matthijs De Ligt, Marco Verratti, apo Paul Pogba, emra që mund të jenë diskutuar në tryezë në këtë takim në Cidade Condal.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll