Sport

Përgjigja plot humor e Luis Enrique për Rafael Leão: "A është ai këngëtari?"

Sulmuesi portugez ka qenë një lojtar i kërkuar nga PSG…

29 Shkurt 2024, 14:50 Nga DOSJA
Përgjigja plot humor e Luis Enrique për Rafael Leão: "A

FRANCE - Luis Enrique, trajneri i PSG-së, është pyetur këtë të enjte për Rafael Leão, sulmuesin portugez të Milanit, i cili ka qenë i kërkuar nga klubi francez për të mbuluar largimin e Kylian Mbappe te Real Madrid. Trajneri spanjoll u përgjigj në një mënyrë të veçantë dhe plot humor...

"A është ai këngëtari? Është një shaka, e di shumë mirë se kush është. Por nuk mund të flas për një lojtar që nuk është në klubin tonë. Ajo që mund të them është se, nëse gjithçka shkon mirë, shpresoj dhe jam i bindur se në sezonin e ardhshëm do të kemi një skuadër edhe më të mirë se kjo që kemi këtë sezon.

Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Në të gjitha aspektet. Në mbrojtje, në sulm, fizikisht, teknikisht dhe taktikisht”,- tha ai në konferencën për shtyp paraprak të ndeshjes me Monacon (nesër, 20:00).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll