Sport

Mësoni shumën 'e pabesueshme' që Erling Haaland pagoi për makinën e tij të re...

Erling Haaland shtoi AMG One në koleksionin e tij për 2.550.000 milionë euro.

29 Shkurt 2024, 16:41 Nga DOSJA

Mësoni shumën 'e pabesueshme' që Erling Haaland pagoi

ANGLI - Përveç futbollit, Erling Haaland ka edhe një dobësi të madhe, makinat.  Koleksioni i tij luksoz përfshin Rolls-Royce, Range Rovers, Audi dhe Mercedes, çka dëshmojnë për dashurinë e tij për shpejtësinë.

Sulmuesi norvegjez së fundmi i ka shtuar koleksionit të tij edhe Mercedesin luksoz AMG One. Është një super-makinë, e ndërtuar sipas specifikimeve të Formula 1 dhe më konkretisht, përveç të gjitha veçorive të tjera, ai përdor një motor identik me atë që gjeni në makinat e garave të ekipit Mercedes F1.

Mësoni shumën 'e pabesueshme' që Erling Haaland pagoi

Mësoni shumën 'e pabesueshme' që Erling Haaland pagoi

Makina ka performancë shpërthyese falë 1,063 kf të motorit hibrid 1.6 litërsh V6 të kombinuar me katër motorë elektrikë, të gjithë të cilët rezultojnë në: 0-100 km/h në 2.9'', 0-200 km/h në 7.0" dhe një shpejtësi maksimale prej 352 km/h .

Mësoni shumën 'e pabesueshme' që Erling Haaland pagoi

Futbollisti i Manchester City shpenzoi 2.550.000 milionë euro për ta bërë atë të tijën dhe për të zgjeruar koleksionin e tij luksoz. Vlen të theksohet se sipas informacioneve që kompania ka bërë publike, “servisi madhor” i makinës bëhet çdo 50 mijë kilometra dhe kushton rreth 850 mijë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll