Sport

Një tifoz i Leeds duke festuar golin, bie nga tribuna në “Stamford Bridge”

Ka festuar një gol ndaj Chelseat, tifozi ra nga kati i parë mbi një stjuard, në një zonë pa publik

29 Shkurt 2024, 15:59 Nga DOSJA
Një tifoz i Leeds duke festuar golin, bie nga tribuna në

ANGLI - Një tifoz i Leeds u shtrua në spital mbrëmë, pasi u rrëzua nga një prej kateve të “Stamford Bridge” gjatë ndeshjes së FA Cup me Chelsean.

Dy klubet konfirmuan incidentin, me tifozin, që me sa duket u rrëzua duke festuar golin e parë të Leeds kundër Chelsea, ndonëse londinezët do të përfundonin duke fituar 3-2.

Sipas raportimeve në vendngjarje, tifozi ra nga kati i parë mbi një stjuard, në një zonë pa publik. Ai u ndihmua menjëherë dhe u shtrua në spital.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha për Sky News: “Oficerët, mjekët ndihmës dhe stafi i Chelsea iu përgjigjën një të plagosuri në tribunën e largët gjatë ndeshjes me Leeds. Burri u dërgua në spital për trajtim dhe familja u njoftua”.

Leeds dhe Chelsea kanë një rivalitet të thellë veri-jug, i dukshëm në festën e mysafirëve nga veriu, edhe pse humbën në momentet e fundit të lojës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll