Sport

Dani Alves-it “i rikthehet” statusi i legjendës në faqen e Barcelonës…

Ndërkombëtari brazilian u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg për sulm seksual, ndaj dhe Barcelona e hoqi nga lista e legjendave. Mirëpo, tani mësohet se ai do ta ruajë këtë status deri në mbylljen e çështjes, pasi pala do të apelojë vendimin.

29 Shkurt 2024, 10:30 Nga DOSJA

Dani Alves-it “i rikthehet” statusi i legjendës në faqen e

SPANJE - I dënuar për abuzim seksual me katër vjet e gjysmë burg, plus pesë vjet lirim të mbikëqyrur dhe ndalim të kontaktit me viktimën, përveç një gjobe prej 150 mijë eurosh, Dani Alves e pa jetën e tij ‘të kthyer nga brenda’ nga viti i kaluar kur u arrestua.

Pasi u bë i njohur vendimi për brazilianin, Barcelona e hoqi lojtarin nga lista e legjendave të klubit, e cila gjendet në faqen zyrtare, mirëpo tashmë e ka vendosur sërish në atë vend të spikatur.

Dani Alves-it “i rikthehet” statusi i legjendës në faqen e

Sipas shtypit spanjoll, kjo do të ndodhë derisa çështja të mbyllet përfundimisht në drejtësinë spanjole, pasi Dani Alves do të apelojë dënimin. 

Zyra e prokurorit publik ka kërkuar nëntë vjet burg, mbrojtja e viktimës kërkon 12 vjet burgim,  ndërkohë që mësohet se avokatët e brazilianit do ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Lartë spanjolle, që do të thotë se çështja ka të ngjarë të zvarritet edhe për disa muaj të tjerë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll