Sport

E TRISHTE/ Kampioni i shquar i 10-garëshit në atletikën shqiptare, humbi betejën për jetën në Stamboll!

Një lajm i dhimbshëm vjen nga Turqia, teksa mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta, ish-kampioni në atletikë Klement Lutfija.

29 Shkurt 2024, 11:45 Nga DOSJA
E TRISHTE/ Kampioni i shquar i 10-garëshit në atletikën

TIRANE - Ai nuk është më, lamtumira e tij ishte e heshtur, në një betejë disa mujore për jetën, e cila nuk u fitua nga Klement Lutfija…

Kampioni i shquar i 10-garëshit në atletikë dhe 100 m/p, dje mbylli sytë njëherë e përgjithmonë, duke lënë pas kaq shumë mirësi që bënte për të gjithë.

Klement Myftija, i pasionuar pas biçikletës, para pak kohësh u aksidentua nga një makinë, duke udhëtuar në rrugët e Stambollit.

Aksidenti ishte me pasoja katastrofike, megjithë përpjekjet e mjekëve turq. Mendi ynë, siç e thërrisnin miqtë, nuk ia doli.

Mbrëmë, në moshën 68-vjeçare, ai mbylli sytë, duke lënë pas tij “bëmat” e tij sportive, emrin e një kampioni të veçantë në atletikën shqiptare dhe kujtimet për të…

Mbrëmë në Stamboll, zemra e tradhëtoi kampionin tonë Klement Lutfija, atletikës shqiptare do t’i mungojë një tjetër legjendë në apel…

Pushofsh në paqe miku ynë!...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll