Aktualitet

Rikthehet në qeli ‘peshku i madh’ i tjetërsimit të pronave, Gjykata i dha lirinë në këmbim të 25 mln lekëve

14 Nëntor 2019, 12:48 Nga DOSJA
Rikthehet në qeli ‘peshku i madh’ i tjetërsimit të

VLORË– Pëllumb Petritaj, biznesmeni kontrovers që fitoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore prej 25 milionë lekësh është rikthyer sërish në qeli.

Burime nga Gjykata e Vlorës bëjnë me dije për Dosja.al se në seancën e mbajtur ditën e hënë ka qenë prokurori Albert Kuliçi ai që ka kërkuar ndryshimin e masës për Petritajn, nga lirimi me garanci pasurore në “Arrest me burg”.

Kjo kërkesë është pranuar nga trupa gjykuese e kryesuar nga Atalanta Zeqiri dhe anëtar Skënder Haluçi e Albert Spiro, duke kthyer sërish në qeli biznesmenin e njohur si “peshku i madh” i tjetërsimit të pronave.

Fillimisht Pëllumb Petritaj u vu në pranga në muajin tetor të vitit 2018. Ai u akuzua si njeriu që nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zaptoi plazhet dhe sipërfaqet të mëdha toke në Vlorë.

Ai u lirua pas shtatë muajsh qëndrimi në qeli në këmbim të garancisë pasurore prej 25 mln lekësh.

Gjithashtu njoftimi i policisë bën me dije se sot janë arrestuar edhe dy persona të tjerë përveç 55-vjeçarit.

Personi me inicialet E. H., 34 vjeç, banues në Vlorë, ran ë pranga pasi iu gjet në trup një mjet prerës dhe një dorezë grushti. Ndërsa një 25-vjeçar është arrestuar si përgjegjës i një aksidenti me pasojë plagosjen e këmbësore 55-vjeçare me inicialet A.L.. E lënduara ndodhet e shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Vlorë

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave të cilët kryejnë veprimtari të kundraligjahme, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në Vlorë pasi gjatë kontrollit personal që i është ushtruar këtij shtetasi, Policia i ka gjetur të fshehura në trup një mjet prerës dhe një dorezë grushti, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale si në armë të ftohta.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke drejtuar autpmjetin në rrugën “Ali Demi” Vlorë ka aksidentuar këmbësoren 55 vjeçare A.L., e cila është shtruar në Spitalin Rajonal për ndihmë mjekësore.

Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar ka bërë ndalimin e këtij shtetasi për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Vepra penale për të cilat Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet pellumb petritaj vlore arrestohet pellumb petritaj vlore

Sondazh

Poll