Vrasja e Indrit Çelajt/ Gjykata lë në burg Griseldo Kusin, si u shfajësua autori: Ndodhi nga pakujdesia
14 Nëntor 2019, 12:44Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit me burg për Griseldo Kusin, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çelaj, në muajin Gusht të këtij viti në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.
Kusi u vetëdorëzua dje në polici, pas disa muajsh arratisje. Mësohet se para hetuesve ai ka pretenduar se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.
26-vjeçari, Indrit Çelaj, ndërroi jetë në spital, një ditë pasi u plagos pas një konflikti për kondicionerin me dy djemtë e pronarit të vilës të Bujar Kusit, Griseldin dhe Albanon. Djemtë e Kusit që sipas Policisë janë autorët, të cilët e qëlluan Çelajn me një plumb në kokë. Griselo Kusi u vetëdorëzua dje në Polici, ndërsa është ende në kërkim i vëllai. Griseldo dhe Albani Kusi janë emra të njohur për botën e krimit, pasi kanë precedentë të mëparshëm penal.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
VLORË– Disa persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës. Burime nga grupi hetimor bënë me dije për Dosja.al se të shqëruarit janë marrë në pyetje dhe...
TIRANË- Një 51-vjeçar është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane dhe autoritetet po vijojnë procedurat për e...
Tiranë– Arta Vorpsi u betua para noteres duke marrë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Betimi u bë sot tek noterja Miranda Xhemalçe.Në një pronon...
TIRANË– Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Ibrahimi e sheh si një vlerësim profesional renditjen e tri kandidatëve në garë për postin e ...
TIRANE- Një ditë pas intervistimit, të tre kandidatëve për kryeprokuror Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nxjerrë listë me vlerësimet për kandidatët. Mësohet s...
Tiranë- Pasi i anuluan shfaqjen në teatrin “Migjeni” në Shkodër ka reaguar publikisht Mustafa Nano.Shfaqja e titulluar “Nuk ka kurva në këtë botë”, ishte lajmër...
TIRANE- Një ditë pasi presidenti Ilir Meta i mbylli derën për të organizuar një ceremoni betimi, Arta Vorpsi, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, e cila u zgjodh n...