Aktualitet

“Nuk ka k*rva në këtë botë”/ Mustafa Nanos i anulohet shfaqja në Shkodër, analisti sfidon live drejtuesit e teatrit: O

14 Nëntor 2019, 09:57 Nga DOSJA
“Nuk ka k*rva në këtë botë”/ Mustafa Nanos i

Tiranë- Pasi i anuluan shfaqjen në teatrin “Migjeni” në Shkodër ka reaguar publikisht Mustafa Nano.

Shfaqja e titulluar “Nuk ka kurva në këtë botë”, ishte lajmëruar për qytetarët e Shkodrës në faqen zyrtare të Teatrit Migjeni, por më pas Muç Nanos iu komunikua nga drejtuesit e teatrit që shfaqja duhet të anulohej për shkak të reagimeve të qytetarëve.

Për këtë vendim të Nano në emisionin  “Ftesë në 5” me Bieta Sulon dekaloi se ky ishte një vendim ofendues dhe i pavend ndaj tij.

Madje Nano nga studio u bëri thirrje të gjithë shkodranëve që ta presin ditën e shtunë, sepse e ka ndarë mendjen mendjen për ta dhënë shfaqjen.

“Ajo që do ndodhi është që do priten ca bileta dhe njerëzit që presin biletat e dinë se ku do shkojnë, kë do kenë në skenë. Do më kenë mua, përgjithësisht mua më njohin se kam 20 vjet që vij vërdallë, e dinë se kush jam, e dinë se ku shkoj, e dinë se sa të madhe e kam pacipësinë fjala vjen. Kështu që do vijnë burra dhe gra që kanë namuzin tim, dmth që nuk kanë namuz fare”.

Biseda në studio:

Bieta Sulo: Pse nuk i sfidon?

“Tani po e mendoj për herë të parë. Edhe mund të shkoj. Shkodra më prisni, të shtunën në orën 6 në mbrëmje jam në Shkodër për të dhënë shfaqje”.

Bieta Sulo: Si do e zgjidhim cështjen e biletave?

“Nuk shkoj për të fituar atje, unë këtë e bëj për qejf, mund ta jap edhe shfaqjen falas. Ka njerëz që kanë prerë biletat por nuk i nxjerr të ardhurat e mia nga biletat”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mustafa nano shfaqja në shkodër e mustafa nanos mustafa nano shfaqja në shkodër e mustafa nanos

Sondazh

Poll