Aktualitet

Kryeprokurori i ri, Genti Ibrahimi ‘apel’ Kuvendit: Zgjidhni Olsian Çelën, anëtarët votuan në mënyrë sekrete (VD)

14 Nëntor 2019, 10:54 Nga DOSJA
Kryeprokurori i ri, Genti Ibrahimi ‘apel’ Kuvendit: Zgjidhni Olsian

TIRANËKryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Ibrahimi e sheh si një vlerësim profesional renditjen e tri kandidatëve në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Triumfin në renditje me 459 pikë të prokurorit Olsian Cela, Ibrahimi e sheh si një “verdikt” që duhet respektuar edhe nga Kuvendi, pasi vlerësimi sipas tij ka qenë profesional.

“Vlerësimi ka qenë profesional dhe aritmetikor. Secili anëtar shprehu vullnetin e tij. Shpresoj se nuk do të kemi ankimim. Ankimimi mund të bëhet brenda 3 ditëve. Besoj se nuk do të kemi probleme.”-tha Ibrahimi në përfundim të mbledhjes së KLP.

Kryetari i KLP, tha se e drejta e anëtarëve të Këshillit për të votuar në mënyrë sekrete është e parashtruar në ligj, dhe se publikimi i mënyrës së votimit, ka të mirat dhe të këqijat e tij. “Ky proces, shembull. Uroj që Kuvendi të mos e zvarrisë. Të merret parasysh pozicioni dhe të votohet kandidati që ne renditëm të parin. Unë nuk di si kanë votuar, ata kanë të drejtën ligjore për të votuar siç mendojnë ata. Jam në mëdyshje nëse duhet bërë lista publike për mënyrën e votimit. Mendoj që ka të mira dhe të këqija në publikimin e votimit. Vendimi do merret nga Këshilli.”-tha Ibrahimi.

I pyetur nga gazetarët, nëse do të bashkëpunojnë po aq mirë edhe nëse zgjidhet Arta Marku apo Fatjona Memçaj, të cilat janë të renditura pas Celës në listën e KLP, Ibrahimi tha: Kjo s’është çështje dëshire, ligji parashtron që Kuvendi e zgjedh. Ligji merret parasysh, do bashkëpunojmë me këdo. Të tre janë kandidatë të vlefshëm. Ju na e bëni të lehtë, ne po zgjedhim një prokuror të mirë. Urojmë që Kuvendi të marrë parasysh zgjedhjen tonë, sepse ne i verifikuam profesionalisht. Parlamenti ka marshin e tij politik.

Ditën e sotme, KLP publikoi listën e pikëzimit për tri kandidatët në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.  I pari në listën e KLP është Olsian Çela me 459 pikë, e dyta, Arta Marku me 406 pikë dhe e treta Fajona Memçaj me 362 pikë.

Pas finalizimit të listës nga KLP, tashmë “topi” për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, është në derën e Kuvendit.

Vetë kandidati i parë në listë,  Olsian Çela  kërkoi të zgjidhet kryeprokuror, dhe theksoi sistemi i drejtësisë në vend ka burgosur të dobëtit dhe ka përgatitur fidanishtet e krimit.  Teksa kërkoi mandatin 7-vjeçar për kryeprokuror ai theksoi se avokatët në Shqipëri vendosin firma aty ku i kërkohet dhe sipas tij ka rënë besimi tek publiku.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku fatjona memcaj gara për kryeprokuror gentian ibrahimi mbledhja e klp olsian cela renditja e klp arta marku fatjona memcaj gara për kryeprokuror gentian ibrahimi mbledhja e klp olsian cela renditja e klp

Sondazh

Poll