Zyra ku u betua sot Arta Vorpsi, flet noterja për injorimin ndaj Metës: Unë nuk e zëvendësoj dot Presidentin (FOTO)
14 Nëntor 2019, 11:20Nga DOSJA
Tiranë– Arta Vorpsi u betua para noteres duke marrë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Betimi u bë sot tek noterja Miranda Xhemalçe.
Në një prononcim për gazetaren e ABC News, Esiona Konomi, noterja është shprehur se gjithçka e ka bërë sipas ligjit, por se nuk mund të zëvendësojë institucionin e Presidentit të Republikës.
“Kam vlerësim maksimal për institucionin e Presidentit. Unë nuk mund ta zëvendësoj atë. Zonja Vorpsi ka kryer pagesën sipas tarifës zyrtare. Noterizova një dokument të nënshkruar jashtë zyrës sime”, shprehet noterja.
Arta Vorpsi u rendit e para në listën e KED dhe disa ditë më pas emri i saj u botua në Fletoren Zyrtare duke e bërë fakt të kryer emërimin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, gjë e cila bëri të nistë konflikti me institucionin e Presidentit të Republikës.
Pas kësaj si edhe zgjedhjes së dy emrave për në Kushtetuese nga Kuvendi tre ditë më parë, Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të Kushtetueses.
Kushtetuta parashikon se anëtaret e Gjykatës Kushtetuese duhet të betohen para Presidentit për të marrë detyrën.
Pas betimit të Vorpsit tek noterja, Presidenca reagoi duke theksuar se nuk mund të ndalonte askënd që të betohej qoftë tek noterja, qoftë edhe tek parukierja.
TIRANË– Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Ibrahimi e sheh si një vlerësim profesional renditjen e tri kandidatëve në garë për postin e ...
TIRANE- Një ditë pas intervistimit, të tre kandidatëve për kryeprokuror Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nxjerrë listë me vlerësimet për kandidatët. Mësohet s...
Tiranë- Pasi i anuluan shfaqjen në teatrin “Migjeni” në Shkodër ka reaguar publikisht Mustafa Nano.Shfaqja e titulluar “Nuk ka kurva në këtë botë”, ishte lajmër...
TIRANE- Një ditë pasi presidenti Ilir Meta i mbylli derën për të organizuar një ceremoni betimi, Arta Vorpsi, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, e cila u zgjodh n...
SHKODËR- Arqipeshkvi i Tiranës, Imzot George Frendo ka dalë sërish me një qëndrim në lidhje me krizën politike në të cilën ndodhet Shqipëria.Ai deklaroi se...
BE- Duke filluar nga viti i ardhshëm, shtetasit e vendeve të treta që kanë marrë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian, përfshirë Shqipërinë do të duhet ...
TIRANE– Gazetari Ylli Rakipi ka qenë i pranishëm sot në Gjykatën e Tiranës, ku u shty seanca gjyqësore për padinë e kryeministrit Edi Rama. Seanca që ka në foku...
Tiranë- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Isuf Shehu, kreun e Gjykatës së Kukësit. Shehu është shkarkuar nga detyra pasi ka...