Aktualitet

I dënuar me 5 vite burg, arrestohet 60-vjeçari ën Shkodër

14 Nëntor 2019, 09:48 Nga DOSJA
I dënuar me 5 vite burg, arrestohet 60-vjeçari ën Shkodër

SHKODËR– Një 60-vjeçar ka rënë në pranga pasi është dënuar më pesë vite burg për shkëlje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia mësohet se 60-vjeçari me inicialet M.R., ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar në muajin mars të vitit 2018 nga gjykata e Shkodrës.

Njoftimi i policisë Shkoder

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim

Nga strukturat e D. V. P. Shkodër u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: M. R. 60 vjeç banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër

Ndallimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka sjell urdherin e ekzekutimit të vendimit me nr. 492 datë 27.03.2018 të Gjykatës se Shkallës Parë Shkodër, e cila e ka denuar me 5 vite burg për veprën penale të “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 60-vjecari en shkoder shkoder arrestohet 60-vjecari en shkoder shkoder

Sondazh

Poll